Bulëza Lumturie

    Ky libër përbëhet nga tema të ndryshme të botuara më parë në një revistë periodike. Libri synon të kultivojë dashurinë e Allahut dhe të bëhemi umeti i merituar i Profetit tonë (a.s.). Libri është një  buqetë me lule të fresktë dhe aromë të këndshme për të gjithë ata që dëshirojnë lumturinë në këtë botë dhe botën tjetër. Është e qartë se koha në të cilën jetojmë, e bën të domosdoshme t’i shpejtojmë sa më shumë punët dhe përpjekjet në lidhje me fenë dhe botën tjetër. Për këtë arsye, e kemi për detyrë që mendjen, jetën dhe pasurinë që na ka falur Allahu, t’i shpenzojmë në rrugën e kënaqësisë së Tij, duke i kthyer në një kapital për botën tjetër. Dhe, shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Islamit, është ta kuptojmë atë siç duhet dhe ta predikojmë duke jetuar me përsosmëri adhurimet, veprat dhe moralin që na mëson ai. Ky libër është një udhërrëfyes për përmbushjen me sukses të kësaj detyre.


Read In Other Languages

KAZAKH
UZBEK