Çfarë I Mësoi Ai Njerëzimit?
Çdo njeri përgjatë gjithë jetës gjendet në sprovë për sa i përket besimit të tij. Ai është në sprovë për sa u përket veprave të mira, marrëdhënieve me të tjerët dhe çdo lloj detyre adhurimi ndaj Zotit (xh.xh.). Është në sprovë për sa i përket moralit të lartë dhe edukatës. Është në sprovë për sa u përket amaneteve hyjnore që nuk i mbartin dot qiejt, toka dhe malet. Ai është në sprovë për sa i përket përpjekjes natë e ditë. Është në sprovë për sa i përket vëllazërisë dhe virtyteve. Është në sprovë për sa u përket sakrificave dhe gjërave prej të cilave heq dorë. Është në sprovë për sa i përket edhe edukimit dhe pjekjes së vetes, edhe për sa i përket edukimit të të tjerëve. Ky libër trajton mënyrë e edukimit profetik dhe ndikimin që pati ky edukim mbi gjithë shoqërinë Islame.