Dynjaja Dhe Ahireti
Ekuilibri hyjnor që Resulullahu (a.s.), synon të instalojë te njeriu është:
“Të punosh për këtë botë sikur nuk do të vdesësh kurrë, e të punosh për botën tjetër sikur do të vdesësh nesër.” Ekuilibri i vërtetë i jetës me qendër përjetësinë. Nëse nuk ndërtohet siç duhet ky ekuilibër atëherë të gjitha peshoret e njeriut do të peshojnë gabim, të gjitha pasqyrat do të gënjejnë, mashtrojnë.
Pasqyra e dynjasë dhe ajo e ahiretit larg njëra-tjetrës, nuk japin reflektimin e saktë të së vërtetës. Kur shihet vetëm njera duke u neglizhuar tjetra, atëherë çdo gjë bëhet lëmsh e ngatërrohet. Duket e mirë e del e keqe. Perceptohet si e keqe, kur në fakt është e mirë. E drejta dhe e shtrembëra, e bukura dhe e shëmtuara, e vërteta dhe e pavërteta janë në pozicione të gabuara brenda botëkuptimit, e jo në vendet e veta ku përkasin. Në vitrinë ekspozohet e pavërteta si e vërtetë. Libri në fjalë trajton pikërisht ekuilibrin Dunja-Ahiret.