Edukimi Fetar Seti I Librave Inteligjentë C-1

“Setet e librave inteligjentë të edukimit fetar” janë instrumentë që përfshijnë të dhënat bazike fetare për nxënësit e ciklit të ulët. Ky material përmban shembuj, në funksion të prindërve dhe mësuesve gjatë edukimit fetar të fëmijëve. Setet e librave inteligjentë përbëhen nga pjesët: Kur’ani Fisnik, Adhurim / Mësim përmendësh, Sijer / Edukata.
Në ushtrimet e Kur’anit Fisnik janë nxjerrë në plan të parë temat e mësimit dhe texhvidit duke filluar nga shkronjat arabe. Në pjesën adhurim/mësim permendësh gjenden ushtrime te ndryshme që mësojnë abc-në,suret dhe lutjet të cilat përshijnë temat e abdestit dhe namazit. Në pjesën sijer/edukatë, fragmente të caktuara nga jeta e të Dërguarit të Allahut(s.a.s.) janë shpjeguar me ushtrime të ndryshme duke theksuar anën etike. Këto materiale përbëhen nga katër pjesë. Çdo pjesë përshin dy libra:
1.Pjesa e I-rë A – 1 dhe A – 2
2.Pjesa e II-të B – 1 dhe B – 2
3.Pjesa e III-të C – 1 dhe C – 2
4.Pjesa e IV-t D – 1 dhe D – 2