Feja Ime E Bukur - 1
Në përgatitjen e këtij libri patëm kujdes: Çdo temë të fillojë me një tregim, në mënyrë që dashuria dhe interesi juaj ndaj njohurive fetare të vijë duke u shtuar, Të vendosen brenda kornizash ajetet Kuranore dhe hadithet e Pejgamberit, që janë burimet më të rëndësishme të fesë islame, me qëllim theksimin e tyre. Asnjë nga urdhrat dhe ndalesat e fesë sonë nuk janë pa vlerë dhe të gjitha kanë urtësi të shumta. Njohja e mirësive dhe dobive të tyre do të na shpiejnë në përmbushjen e urdhrave fetarë më me dashuri dhe bindje. Prandaj ne u munduam të përmendim përfitimet tona nga çdo adhurim, urtësitë dhe dobitë e çdo urdhërese. Në fundin e çdo kapitulli përdorëm metodën pyetje përgjigje në mënyrë që ju të kuptoni dhe të konceptoni më mirë temat e trajtuara.