Llogaria E Një Dite

Në këtë libërth përfshihen shembuj të bukur që na motivojnë të jemi vazhdimisht në një gjendje vetllogarie, siç i është drejtuar edhe Omeri (r.a.), vetes së tij duke thënë; “Çfarë ke bërë sot për Allahun, o Omer?”.
Në ditët tona, kur mendjet dhe zemrat janë lidhur pas materiales dhe horizontet e meditimit nuk i kapërcejnë dot kufijtë materialë, një libër xhepi i tillë, mendojmë se duhet të gjendet gjithmonë pranë nesh. Ky libërth, është kryesisht një përmbledhje nga vepra “Bulëza Lumturie”, shkrimi “Llogaria e një dite” dhe vepra tjetër “Udhëtimi i Përjetësisë”, të autorit të njohur Osman Nuri Topbash.


Read In Other Languages

UZBEK