
Lumturia Familjare
Libri trajton modelin familjar që ndërtoi Profeti a.s. Modeli i tij familjar ishte ndërtuar mbi kënaqësinë e Allahut. Mbi kënaqësinë legjitime të anëtarëve të familjes. Këto familje ishin brumosur me devotshmërinë që stoliste shpirtrat me paqe dhe lumturi. Baballarët ishin shtylla e palëkundur e shtëpisë. Ndërsa nënat ishin prehri i sa e sa bijve trima që edukoheshin me aq shumë përkushtim. Ndërtohej mbi mbështetjen tek Allahu dhe dorëzimin në caktimin hyjnor. Në modelin e tij familjar; Respektohej kufiri midis hallallit (të lejuarës) dhe haramit (të ndaluarës) dhe nuk bëhej asnjë lëshim sado i vogël kur flitej për Islamin dhe qëndrueshmërinë në fe.