Mëshira Më E Madhe Hyjnore
Mësuesia është arti i edukimit të njeriut. Profetët mbeten mjeshtrit më të mëdhenj në realizimin e këtij arti. Gjenialiteti i një artisti kuptohet nga vepra e tij. Nisur nga ky fakt, edukuesi i një brezi të ndritur sahabësh në kohën e injorancës, Profeti ynë i nderuar (a.s.), mbetet mësuesi dhe edukuesi më i përsosur i njerëzimit. Profeti (a.s.) ka sjellë një sistem të përkryer edukativ, duke u dhuruar zemrave, shpirtrave, mendjeve dhe egove një mesazh kuptimplotë, lartësues drejt horizontit më ideal. Edukata e mbrujtur nga ai e ka ngritur shpirtin, mendjen dhe unin drejt pikes më të lartë.