
Morali i Tij madhështor
Libri që keni në dorë është një përpjekje për të përshkruar moralin e Pejgamberit a.s. Atë moral prej të cilit u mahnitën miqtë dhe armiqtë e tij. Ai moral që u bë shkak që njerëzit të pranonin islamin. Përmes moralit të tij shembullor, përmes të qenurit të tij një Kuran i gjallë ai arriti të mahnitë gjithë botën. Ne më shumë se kurrë kemi nevojë sot për atë moral. Pikërisht këtë gjë përpiqet të shpalosë ky libër përmes shembujve nga jeta e Pejgamberit a.s.