Qyteterimi I Virtyteve - 2
Në librin “Qytetërimi i Virtyteve”, janë shpalosur parimet e virtyteve prej jetës së Profetit tonë (a.s.). Në këtë vëllim janë përmbledhur shumë tablo virtytesh në përputhje me temat, të cilat në fakt janë thjeshtë një pikë e vogël prej detit të gjerë të tablove të virtyteve që burojnë prej moralit të bukur të Profetit tonë të dashur (a.s.). Lidhur me këtë të vërtetë, Aliu (r.a.), ka thënë:
“Kur t’ju transmetohet ndonjë thënie apo vepër prej të Dërguarit të Allahut (a.s.), dijeni se në aspektin e udhëzimit, mirësisë dhe devotshmërisë, ai është më lartë se aq!” (Ahmed, I, 122.)
Të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtyre të vërtetave, libir përpiqet të tregojë shërbimet e Profetit a.s në dobi të njerëzimit për të dyja botët dhe parimet që do ta shndërrojnë këtë botë në Xhenet. Po në këtë kuadër, janë dhënë tablo të virtytshme nga jeta e sahabëve që janë edukuar nën kujdesin shpirtëror të Profetit (a.s.) dhe jeta e njerëzve të ditur e të devotshëm që kanë ecur në gjurmët e Profetit (a.s.), si trashëgimtarë të tij.