
Sinqeriteti Dhe Devotshmeria
Zoti i madhëruar kërkon nga ne të jemi të devotshëm, të përkushtuar në çdo hap, në çdo frymë të jetës në besim, adhurime e vepra. Të jesh i përkushtuar do të thotë të jesh mik me Zotin e madhëruar, të fitosh Xhenetin me mirësinë e Tij, të zotërosh një zemër të pastër e cila përthith pasqyrimet e madhështisë hyjnore dhe qëndismat e fuqisë absolute në gjithësi.
Me një shprehje tjetër “sinqeriteti dhe përkushtimi” përbëjnë edukimin e shpirtit me misterin e ajetit kuranor: “Ka shpëtuar ai që është pastruar.” (A’la, 14) Përbëjnë atë nivel shpirtëror ku zemra shijon sjelljet e përshtatshme me kënaqësinë e Zotit në besim, adhurime dhe vepra.