Urtësi Nga Të Dashurit E Allahut - 1
Ky libër është pjesa e parë e librit urtësi nga të dashurit e Allahut, I cili është një shëtitje në urtësitë e botës shpirtërore. Libri synon të mbrujë zemrat me urtësi dhe këshilla nga njerëzit e dashur të Allahut për një rrugëtim më të lehtë dhe të sigurtë në këtë botë të përkohshme dhe të mbushur me sprova. Duke medituar dhe reflektuar mbi këto urtësi bota shpirtërore mund të bëhet një pasqyrë që pasqyron bukuritë e botës së tyre shpirtërore.