Lexues të shtrenjtë! Meqë Botëkuptimi Islam është parashtruar nga ana e Zotit të gjithëdijshëm e gjithëpërfshirës, është në përputhje të plotë dhe absolute me natyrën e njeriut dhe të vërtetat e gjithësisë. Prandaj, ata që nuk munden ta rrokin dhe konceptojnë përmbajtjen e pasur të këtij botëkuptimi për sa u përket parimeve të përgjithshme të tij, për pasojë, nuk munden ta identifikojnë mendimin dhe ndjenjën e vet me frymën e tij, nuk shpëtojnë dot nga zvarritja në kontradikta të ndryshme. Kjo baltovinë është e mbushur me barëra të egra dhe ferra, shumë nga të cilat, metodike, si njëanësia gjuhësore e shprehur në qëndrimin ndaj pasurisë leksikore të mëparshme dhe zëvendësimit të saj me të ashtuquajturat neologjizma në një përpjekje antishkencore purifikuese, dhe si vlerësimet e pahijshme ndaj botës osmane dhe trashëgimit osman, po ashtu, mjaft nga të cilat, parimore, që shkaktojnë rrëshqitje nga rruga e drejtë në besim!