
Çerdhja e Ngrohtë Familjare
Në këtë libër, në mënyrë të përmbledhur zënë vend njohuri të nevojshme për një familje të qetë e cila do të ndërtohet me kriteret Islame. Këtu janë shpjeguar rregullat dhe parimet e duhura për realizimin e qëllimeve të larta në një martesë dhe, në lidhje me këto, janë dhënë disa shembuj shpjegues. Gjithashtu, janë dhënë edhe shembuj nga jetët e të mëdhenjve të Islamit, e veçanërisht nga jeta e Pejgamberit (a.s.). Në këtë mënyrë, është mbajtur parasysh qëllimi për t’i siguruar lexuesve tanë të nderuar një mendim dhe botëkuptim më të qartë dhe më të pastër.