Etika - 168
Revista “Etika”, është një revistë e përmuajshme, me qendër në Shkodër, por me një shtrirje në mbarë trevat shqiptare, e cila trajton tema që promovojnë vlerat njerëzore, kulturore dhe shpirtërore islame. Për herë të parë e ka parë dritën e botimit në muajin tetor të vitit 2005. Në projektimin dhe përzgjedhjen e tematikave, revista merr parasysh të gjitha kategoritë e lexuesve, që prej atyre të cilët sapo kanë filluar ta njohin islamin e deri tek ata që e njohin shumë mirë atë. Shkrimet sigurohen nga një rrjet i gjerë intelektualësh islam që e njohin mirë revistën dhe realitetin e islamit në Shqipëri. Më pas, kurohen me kujdes në aspektin estetik, gjuhësor dhe logjik, me qëllim që revista t’u flasë thjeshtë dhe saktë, të gjithë grupeve dhe moshave. Së bashku me revistën “Etika” dalin edhe dy suplementet: “Etika për fëmijë” dhe “Vesë” që u drejtohet vajzave dhe grave.