Etika Për Femüë - 13
Revista “Etika – për fëmijë”, vjen si një mirëseardhje e bukur kushtuar vetëm fëmijëve. Në faqet e saj do të gjeni rubrika të larmishme që flasin për mësimin, dijen dhe kulturën, përralla, vjersha, tregime, gjëegjëza, humor, lojëra zbavitëse e argëtuese... etj. Shumë gjëra që nuk i dini, do t’i mësoni në faqet e kësaj reviste të bukur. Se çdo faqe i ngjan një dritareje, ku do ta shihni jetën dhe botën më mirë dhe më bukur. Në faqet e kësaj reviste do të gjeni edhe përgjigjet e shumë pse-ve... Në faqet e kësaj reviste, pra, në çdo germë, fjalë e rresht të saj, do të gjeni Mësimet e vlefshme të Kuranit, mesazhet e vyera të tij, të cilat do t’i përvetësoni e do t’ju udhëheqin gjatë gjithë jetës dhe do të kuptoni, se si do të ndrit më shumë jeta juaj. Duke pasur këto mësime në mendje dhe në shpirt, ju do të bëheni më të ditur dhe më të sjellshëm.