
Haxhi Ideal Dhe Umreja
Haxhi dhe umreja janë adhurime të rëndësishme që e përkryejnë besimin dhe, duke na bërë ta përjetojmë një formë të ngjashme të grumbullimit në sheshin e llogaridhënies para Zotit qysh në këtë botë, bëhen pretekste për të rrokur të fshehtën e porosisë profetike, \"bëni vetëllogari para se të viheni përballë llogaridhënies në Gjykatën Hyjnore\".Adhurimet e haxhit dhe umres, të cilat janë porta të hyrjes dhe përjetimit në sa e sa mjedise shfaqjesh të jashtëzakonshme, janë për çdo njeri ngjarje pastrimi, kthjellimi dhe ringjalljeje, të tilla që na bëjnë që, duke u shmangur nga pengesa e qenies dhe unit, të hedhim hap në një jetë shpirtërore.