Frymera Meshironjese
T\'i afrohesh te vërtetës muhammedane është më shumë e mundur me forcën e dashurisë sesa me forcën e racionalizmit. Ka patur edhe nga mesi i profetëve te mëparshëm që kanë dëshiruar të shijojnë kenaqesinë të kenë nderin të ishin pasuesit e Tij. Hijeshia e Tij prej nuri pat lënë në hije të gjithë krijesat në sytë e të apasionuarve. Shpirtërat kërkesës së Tij më të vogël i përgjigjeshin: Tu bëfshim fli sëbashku me nënë e babë, o Resulullah! Asnjë gjuhë e vdekshme nuk ka arritur tI përshkruajë cilësitë që kishte dhe asnjë mendje nuk mundi ta konceptojë tërësisht moralin e tij sublim. Dijetarët e fesë, mendimtarët, të përshpirtshmërit dhe Xhebraili e konsideronin nder të shkuarit pas udhës së Tij, ndërsa përultësinë për Të, pushtet.