Tasavvufı Ose Mıstıka Islame Nga Besimi Në Mirësi
Nuk ka dyshim se tasavvufi ose mistika islame është jeta ndjesore, thelbi dhe aspekti shpirtëror i Islamit. Islami i lartëson në kulm cilësitë e zemrës së besimtarit, si frymën shpirtërore, frymëzimin e begatshëm, dashurinë dhe afërsinë hyjnore. Në veprën tonë, pas dhënies në mënyrë të përgjithshme të përmbajtjes së mistikës, u përpoqëm t’i shpjegojmë specifikat e tilla si njohja intuitive e Zotit (marifetullah), ndjenja e dashurisë dhe afërsisë ndaj Zotit (muhabbetullah), pastrimi ose nxjerrja e pafajshme e vetes (tezkije-i nefs), purifikimi i zemrës (tasfije-i kalb), stili mistik, etj. U përpoqëm të jepnim shembuj së pari nga sjelljet e Profetit, pastaj edhe të njerëzve të mëdhenj të Islamit, trashëgimtarë të tij. Vende-vende arashtruam të dhëna në formën e përgjigjes ndaj një sërë lëkundjesh dhe pikëpamjesh opozitare lidhur me thellësinë dhe delikatesat e mistikës jo duke atakuar personat, por vetëm në nivel ideje. Veçanërisht, në vepër, prekëm çështjen se praktikat e meta, të padenja e të pavend të disa personave të mangët nga edukata e dëshiruar nga mistika, si rrjedhojë ose e injorancës së tyre pavarësisht se me qëllim të mirë, ose e indiferencës dhe mosvlerësimit të gjërave, nuk kanë të bëjnë aspak me rrugën e bekuar të mistikës.