Tasavvufi Si Rrugëtim Shpirtëror
Në këtë vepër modeste jemi përpjekur të sjellim argumentet sheriatike në lidhje me domosdoshmërinë jetike të tasavvufit Islam. Jemi përpjekur të paraqesim se në çfarë cilësie duhet të jetë lidhja jonë, si robër të gjorë, me Allahun e Lartëmadhëruar. Kemi sjellë standardet më të saktë të lidhjes së rrugëtarit me mjeshtrin e tij. E gjithashtu kemi tërhequr vëmendjen fort drejt faktit se çdo teprim dashurie apo lidhjeje që shfaqet në këtë raport, e shpie njeriun në herezi dhe në terren të rrëshqitshëm. Me pak fjalë, kemi theksuar e ritheksuar se ekuilibrimi i ndjenjave fetare arrihet përmes zbatimit të standardeve të sheriatit.