Ata që e kanë jetuar fëmijërinë e tyre në epokën e lumturisë, do të ndajnë me ne në këtë libër kujtimet e bukura e të paharrueshme që kanë përjetuar me të Dërguarin e Allahut (a.s.). Këta fëmijë madhështorë, që mësuan nga Ai për t’u bërë “njerëz të nderuar” dhe që e jetuan jetën e tyre në formën më të bukur, na japin disa këshilla. Fëmijët që i donte Pejgamberi ynë i dashur, na japin disa mësime, në mënyrë që edhe ne ta fitojmë dashurinë e Tij.