Fryma E Fundit

Fryma e fundit është si një pasqyrë pa avull dhe e tejdukshme. Çdo njeri në këtë pasqyrë sheh qartazi gjithë jetën që ka lënë nga pas me të gjitha bukuritë dhe shëmtitë e saj dhe si rezultat fundin që ka përgatitur. Është shumë e rëndësishme të jetohet në atmosferën e frytshme të Kuranit dhe Synetit duke jetuar një robëri me vepra të mira dhe në një drejtim në mënyrë që fryma e fundit të mos jetë një pasqyrë, në të cilën të shohim me pendim fundin tonë. Në hadith thuhet: Njeriu vdes ashtu siç jeton dhe ringjallet ashtu siç vdes. (Munavi, Fejzu l Kadir, V, 663) Është një mashtrim i frikshëm përkundrejt të ardhmes së përhershme të jetosh në këtë botë pa dijeninë e ekzistencës së ahiretit dhe të mbyllesh në dashuritë e përkohshme të cilat nxisin dëshirat epshore!.. Prandaj frymërat, të cilat i kemi me numërim duhet ti përgatisim për në frymën e fundit për ti dhënë lamtumirën kësaj bote të përkohshme si një rob i mire, sepse vdekja është dita e veçantë e gjykimit të individit.


Read In Other Languages

AMHARIC
ARABIC
BASHKIR
BENGALI
BULGARIAN
CHINESE
DUTCH
ENGLISH
FRENCH
GEORGIAN
GERMAN
INDONESIAN
ITALIAN
ITALIAN
JAPANESE
KAZAKH
KURDISH
MALAY
PERSIAN
POLISH
PORTUGUESE
RUSSIAN
SPANISH
SWAHILI
TIGRINYA
TRADITIONAL CHINESE
TWI
UKRAINIAN
UYGHUR
UZBEK
WOLOF