Ky libër është përgatitur si përgjigje ndaj pyetjeve të shumta që kanë ardhur nga një grup të rinjsh. Libri trajton tema të rëndësishme që prekin gjithë botën islame por veçanërisht preokupojnë rininë.
Ky libër trajton elementin e parë të adhurimeve islame, shtyllën e fesë, dritën e besimit, miraxhin e besimtarëve, namazin sepse ai për nga përfshirja, përmbajtja dhe niveli, është thelbi dhe kulmi i adhurimeve.
Ky libër përbëhet nga një sërë intervistash me tematika të ndryshme por që në thelb kanë edukimin e një brezi sipas kritereve islame dhe atmosferës shpirtërore të traditës profetike.
Kjo vepër shpreh refleksionet që burojnë nga zemra e mbrujtur me kulturë dhe urtësi islame. Në këtë libër do të gjeni kriteret në lidhje me pjekurinë e dëshiruar të zemrës dhe botës shpirtërore të myslimanit.
Libri që keni në dorë është një përpjekje për të përshkruar moralin e Pejgamberit a.s. Atë moral prej të cilit u mahnitën miqtë dhe armiqtë e tij. Ai moral që u bë shkak që njerëzit të pranonin islamin. Përmes moralit të tij shembullor, përmes të qenurit të tij një Kuran i gjallë ai arriti të mahnitë gjithë botën. Ne më shumë se kurrë kemi nevojë sot për atë moral. Pikërisht këtë gjë përpiqet të shpalosë ky libër përmes shembujve nga jeta e Pejgamberit a.s.
Një nga çështjet më të rëndësishme për besimtarin është përgatitja për vdekjen dhe botën tjetër. Ky libërth trajton tema thelbësore për jetën pas vdekjes si pendimi, falja, veprat e mira dhe pastrimi i zemrës. Libri është modeluar si libër xhepi për ta bërë më praktik për lexuesin.
Libërthi që keni në dorë është një përpjekje modeste për të sjellë para lexuesit marrëdhëniet e besimtarëve me Kuranin dhe diturinë. Libri përpiqet të tregojë rëndësinë dhe promovimin e madh që i bën Kurani diturisë dhe rëndësinë e madhe që kanë këto në formimin e personalitetit individual dhe shoqëror.
Libërthi që keni në dorë është një përpjekje modeste për të sjellë para lexuesit të ilustruar me shembuj dy elementë të rëndësishëm të moralit të besimtarit siç është premtimi dhe besnikëria. Libri është një nga seritë e qytetërimit të virtyteve. Është zgjedhur një format i vogël për të qenë sa më praktik për lexuesin.
Islami synon një individ dhe shoqëri të shëndetshme. Një nga gurë themelet e shoqërisë është edhe mungesa e paragjykimeve. Sepse paragjykimet sjellin prishjen e qetësisë individuale dhe shoqërore. Feja Islame synon kultivimin e mendimit të mirë dhe empatisë për tjetrin. Nisur nga kjo libërthi që keni në duar shpalos në mënyrë modeste shembuj të mendimit të mirë nga jeta e Pejgamberit a.s dhe qytetrimit islam.
Libërthi që keni në dorë është një përpjekje modeste për të sjellë para lexuesit të ilustruar me shembuj se si duhet të realizohet bindja jonë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Libri është një nga seritë e qytetërimit të virtyteve. Është zgjedhur një format i vogël për të qenë sa më praktik për lexuesin.
Libërthi që keni në dorë është një përpjekje modeste për të sjellë para lexuesit pjesë të veçanta nga morali profetik dhe shembuj konkret nga jeta Pejgamberit a.s, sahabëve të tij dhe nga personalitete të qytetërimit islam. Libri është një nga seritë e qytetërimit të virtyteve. Është zgjedhur një format i vogël për të qenë sa më praktik për lexuesin.
Ky libër i vogël është përgatitur për t’u dhënë sadopak fllad pranveror zemrave tona nga personaliteti i veçantë dhe morali madhështor i Krenarisë së Gjithësisë, të Nderuarit tonë (a.s.) dhe për të paraqitur disa faqe të vogla nga ajo figurë e jashtëzakonshme.